En Español
Lipsig, Shapey, Manus & Moverman, P.C Logo
FREE CONSULTATION: 212-285-3300
OPEN PRACTICE AREAS

Prokuror i Aksidenteve të Makinave në New York

A mundet të më ndihmojë një prokuror i aksidenteve të makinave në New York?

Aksidentet e makinave janë të papritura, shokuese dhe traumatike.

Por nëse jeni lënduar rëndë, efektet nuk zhduken vetëm pas një nate shqetësuese. Një përplasje automjeti mund të ndryshojë jetën tuaj; ju dhe familja juaj mund të mos jeni më kurrë të njëjtë.

Nëse jeni lënduar në një aksident automobilistik, nuk jeni vetëm. Sipas Departamentit të Mjeteve Motorike të Njew York-ut (DMV), autostradat, rrugët dhe rrugët e qytetit kanë përjetuar pothuajse 304,100 përplasje makinash në vitin 2013. Më shumë se 41% rezultuan në lëndime të rënda personale dhe 1,109 ishin fatale. Mund të gjeni më shumë statistika lidhur me aksidentet automobilistike këtu.

Por numrat nuk mund të na tregojnë asgjë për koston e vërtetë që aksidentet me makinë detyrojnë kaq shumë njujorkezë të përballen. Avokatët e lëndimeve personale në Lipsig, Shapey, Manus & Moverman, P.C. nuk duan që ju të mbeteni thjesht një statistikë tjetër në letër.

Ne e kuptojmë se sa i rëndë mund të jetë një aksident; e ardhmja juaj mund të jetë jashtë fokusit dhe mendja juaj e mbushur me pyetje shqetësuese. Si një nga ekipet më prestigjioze të lëndimeve personale të New York-ut, ne ndihmojmë individë në të njëjtën situatë me ju çdo ditë.

Avokatët tanë nuk mund ta kthejnë kohën pas dhe ta bëjnë sikur aksidenti juaj të mos ketë ndodhur kurrë. Por mund të mendojmë për të ardhmen duke ofruar një bazë të fortë ligjore për shërimin tuaj të plotë.

Cilat janë dëmtimet më të zakonshme të aksidenteve me makinë?

Në firmën tonë, ne takohemi çdo ditë me klientë që kanë pësuar lëndime të tmerrshme në një aksident automobilistik. Ndër më të zakonshmet janë:

  • Prerje, gërvishtje, çarje dhe gërryerje Këto zakonisht mund të shërohen lehtë, megjithëatë mbartin rrezik për t’u infektuar. Gjithashtu, prerjet do të lënë pas shenja, të cilat mund të jenë shumë shqetësuese kur shfaqen në pjesë të dukshme të trupit, veçanërisht në fytyrë. Viktimat mund të kenë siklet të madh, zemërim dhe depresion kur plagët shpërfytyrojnë pamjen e tyre fizike.
  • Kockat e thyera Çdo kockë në trup mund të thyhet, por aksidentet me makinë mund të shkaktojnë fraktura shkatërruese. Nëse thyeni brinjë, atëherë vuani nga një rrezik i lartë i komplikimeve të tilla siç është pneumonia. Shumë viktima gjithashtu kanë nevojë për kirurgji për të mbajtur kockat së bashku me një kunj ose një vidë. Kirurgjia ka ndërlikimet e veta gjithëashtu.
  • Djegiet Djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike jetën e një personi, duke çuar në kufizim aftësishë të përhershme. Shumë viktima të djegies kanë nevojë për operacione të shumta për të provuar dhe rikthyer lëvizzjet e plota dhe pa shqetësime si më parë. Djegiet në pjesët e dukshme të trupit gjithashtu mund të shkaktojnë shqetësim emocional.
  • Dëmtim i zverkut Tendinat në qafë dhe në pjesën e sipërme të shpinës mund të tendosen ose hapen nga lëkundjet e dhunshme, përpara dhe mbrapa, veçanërisht pas një përplasjeje nga ana e pasme. Dëmtimi i zverkut mund t’i lërë viktimat në dhimbje kronike dhe ta vështirësojë kthimin në punë.
  • Shtypjet e rënda Çdo peshë e rëndë në trup mund të shkaktojë prishjen e muskujve skeletorë, duke çuar në dështim të veshkave ose koma. Shtypjes e rënda kërkojnë trajtim të menjëhershëm, përndryshe rezultatet mund të jenë katastrofike.
  • Humbja e një gjymtyre Aksidentet e tmerrshme automobilistike mund të shkaktojnë lëndime aq të rënda saqë viktimat mund të humbasin një gjymtyrë. Në aksidente të tjera, gjymtyrët mund të nxirren nga vendi.
  • Lëndimet e trurit Një goditje e fortë në kokë mund të dëmtojë trurin, duke ndikuar në mënyrën se si ai dërgon dhe merr sinjale. Tronditjet dhe dëmtimet e tjera traumatike të trurit mund të dëmtojnë kujtesën dhe koordinimin e viktimës, si dhe të folurit dhe sjelljen e tyre.
  • Lëndimet e shtyllës kurrizore Çdo dëmtim i shtyllës kurrizore mund të lërë një person me lëvizshmëri ose ndjesi jo të plotë, ose të dyja. Disa dëmtime të shtyllës kurrizore und të trajtohen me anë të rehabilitimit, por të tjerat do të rezultojnë në kufizim aftësishë të përhershme.

Këto janë vetëm disa nga lëndimet më të rënda që kemi parë. Në të gjitha rastet, shoferët e lënduar duhet të shkojnë sa më shpejt te mjeku ose spitali pas një aksidenti për të marrë trajtim të menjëhershëm.

A do të jetë i mjaftueshëm sigurimi i automjetit tim?

New York-u është i vetëdijshëm për efektet tragjike që mund të shkaktojnë aksidentet me makinë. Kjo është arsyeja pse çdo shofer kërkohet ligjërisht të mbajë një siguracion minimal të përgjegjësie prej $25,000 për dëmtimin e një personi dhe $50,000 për disa njerëz të lënduar.

Për më tepër, çdo shofer ka nevojë për një siguracion të detyrueshëm prej $50,000 ku në rast lëndimi kemi siguracionin e quajtur “pa faj”. Nëse lëndoheni, shpenzimet tuaja fillestare do të paguhen nga politika juaj personale e quajtur “pa faj”, jo nga siguracioni që shoferi tjetër ka blerë.

Si funksionon siguracioni pa faj?

Siguracioni pa faj u ofrohet shoferëve të lënduar pavarësisht nga përgjegjësia e tyre për aksidentin dhe mund të mbulojë një pjesë të shpenzimeve tuaja të nevojshme mjekësore dhe pagave të humbura.

Por më e rëndësishmja, pretendimet e siguracionit pa faj injorojnë llojet e rëndësishme të dëmeve me të cilat mund të përballeni. Ata thjesht shmangin gjëra të tilla si “dhimbja dhe vuajtja”, sikur dhimbja fizike dhe trauma psikologjike të mos ishin të zakonshme, efekte dobësuese të një aksidenti automobilistik.

Siç shumë njerëz e kanë kuptuar, kompanitë e siguracioneve shpesh nuk janë të gatshme të paguajnë dëmet e plota. Kur e bëjnë këtë, shumat mund të jenë mjerisht të pamjaftueshme.

Për shumë lëndime të rënda, siguracioni thjesht nuk mjafton.

Si mund ta siguroj kompensimin që më nevojitet?

Nëse vuani nga një dëmtim i rëndë, avokatët e aksidenteve me makinë në Lipsig, Shapey, Manus & Moverman, P.C. mund të jetë në gjendje t’ju ndihmojë të siguroni kompensim shtesë, përtej asaj që ofron kompania juaj e siguracionit.

Sapo siguracioni juaj pa faj të mos ketë më çfarë t’ju japë, do t’ju duhet të konsideroni kompensim përmes politikës së siguracionit të shoferit tjetër të ndodhur në vendngjarje.

Përballja me një kompani sigurimesh

Por edhe paraqitja e një kërkese tradicionale për siguracion automjeti mund të bëhet e vështirë shumë shpejt. Mbani mend, fokusi i një kompanie sigurimesh është vetëm të marrin atë që ata duan.

Rregulluesit e siguracioneve përpiqen në mënyrë rutinore të “minimizojnë” shfaqjen e lëndimeve. Ata do të punësojnë ekspertë mjekësorë shtesë dhe do të përpiqen të pretendojnë se vuajtja juaj është “e përkohshme”, edhe kur efektet mund të zgjasin qartë me muaj, vite apo edhe gjithë jetën tuaj.

Për të marrë kompensimin që meritoni, do t’ju duhet të provoni se neglizhenca e shoferit tjetër kontribuoi në aksidentin tuaj.

Kjo është e vështirë e gati e pamundur, pa përfaqësim të fortë ligjor.

Pse keni nevojë për një avokat për të zgjidhur çështjen tuaj

Në vend që të përfaqësoni veten në një mosmarrëveshje, duhet të siguroni shërbimet e një avokati me përvojë në aksidentet me makinë në New York City. Një avokat me përvojë mund të përmirësojë ndjeshëm shanset tuaja për të marrë një zgjidhje të plotë të drejtë për dëmtimet tuaja.

Avokatët tanë i kuptojnë marifetet e ndryshme që përdorin kompanitë e siguracionit për të provuar dhe mohuar pretendimet tuaja. Një sigurues, për shembull, mund t’ju detyrojë të jepni një deklaratë të regjistruar në të cilën ata ju bëjnë pyetje rreth lëndimeve tuaja. Një teknikë që përdorin siguruesit është të përpiqen të minimizojnë dëmtimet tuaja duke thënë gjëra të tilla si: “Dëmtimi i shpinës nuk ishte aq i keq sa mendonit, apo jo?” ose “Ti ishe duke ecur brenda një ose dy ditësh, apo jo?” Mund të jetë shumë e lehtë për klientët tanë që thjesht të pajtohen me këto deklarata, edhe kur ato nuk janë të vërteta.

Siguruesit gjithashtu mund të përpiqen t’ju bëjnë të pranoni se jeni pjesërisht përgjegjës për aksidentin. Nëse e bëni këtë, atëherë mund të prisni të merrni shumë më pak kompensim. Sipas rregullave të New York-ut, shuma e kompensimit që ju merrni do të reduktohet nga proporcioni i fajit tuaj. Pra, nëse do të ishit 50% përgjegjës për një përplasje, atëherë mund të prisni të merrni gjysmën e asaj që do të merrnit normalisht.

Me një avokat në krah, ju nuk do të bëni gabime të thjeshta që kompania e sigurimeve të mund t’ju sulmojë. Ju gjithashtu do të mbroni plotësisht të drejtën tuaj për kompensim duke vlerësuar siç duhet lëndimet tuaja. Shumë njerëz nuk e kanë idenë se sa vlejnë lëndimet e tyre, kështu që ata priren të kënaqen me shumë pak para si kompensim.

Së fundmi, të negociosh me një sigurues është një art më vete, jo një shkencë. Një avokat me përvojë në aksidentet automobilistike në New York do të dijë se kur të presë për të marrë më shumë para dhe kur të pranojë zgjidhjen më të mirë që ka të ngjarë t’i ofrohet klientit.

Përforcimi i pretendimeve tuaja

Kompanitë e siguracioneve posedojnë një sërë burimesh që individët privatë nuk i kanë. Menjëherë pasi të keni paraqitur një kërkesë, kompania e sigurimeve do t’i futet punës.

Së bashku me një ekip profesionistësh mjekësorë dhe hetues të aksidenteve, rregulluesit do të shqyrtojnë plotësisht faktet e përplasjes suaj. Ata po kërkojnë boshllëqe që i lejojnë të paguajnë sa më pak të jetë e mundur.

Një avokat me përvojë në aksidente automobilistike është një mjet thelbësor në mbrojtjen e të drejtave tuaja. Pretendimi dhe kompensimi juaj do të varet nga aftësia e avokatit tuaj për të mbledhur dëshmi në mbështetje të anës suaj të ngjarjeve. Çdo dobësi, çdo dështim, çdo keqkuptim i kodit ligjor të shtetit të New York-ut mund të rrezikojë mundësinë tuaj për të marrë kompensimin e duhur.

Është fat i mirë që avokatët tanë të lëndimeve personale janë të kualifikuar gjerësisht për tu përballur kokë më kokë me argumentet e një kompanie siguracionesh, me burimet, njohuritë dhe mbi 100 vjet përvojë që ju nevojiten për të fituar.

Sa do të më kushtojë një avokat i aksidenteve automobilistike në New York?

Tarifat ligjore janë një shqetësim real, pasi shumë njerëz duan të maksimizojnë shumën e kompensimit që marrin për t’i ndihmuar ata të rimarrin pozitën e tyre pas një aksidenti të vështirë. Nëse një avokat kërkon një shumë të madhe tarife, atëherë viktimës do t’i mbetet shumë më pak për të paguar për kujdesin mjekësor dhe faturat e tjera.

Në New York, avokatët e aksidenteve me makinë punojnë “pa asnjë siguri”. Kjo do të thotë që avokati nuk mund të tarifojë fatura ligjore paraprakisht. Në vend të kësaj, avokati do të fillojë të punojë për çështjen tuaj dhe do të paguhet vetëm nëse ju fitoni, qoftë kjo në gjyqë ose në një zgjidhje me të cilën vijnë të dyja palët.

Tarifat e pasigurta funksionojnë me përqindjen e pagesës suaj, dhe atë do të marrë avokati juaj – zakonisht një e treta deri në 40%, në varësi të kohës kur çështja juaj zgjidhet. Por nëse avokati nuk e fiton çështjen tuaj, atëherë ju nuk paguani asnjë tarifë ligjore. Tarifat e paparashikuara janë një përfitim i madh për klientët për shumë arsye siç tregohen dhe më poshtë:

  • Një avokat ka një nxitje për të marrë dhe fituar çështjen tuaj vetëm nëse duket se keni një pretendim të fortë ligjor. Një avokat nuk përfiton duke marrë përsipër çështje joserioze.
  • Një avokat ka gjithashtu një nxitje për të maksimizuar shumën që merrni, sepse kjo do të rrisë gjithashtu shumën që ai ose ajo merr pas përfundimit të cështjes.
  • Një klient merr ndihmën e një avokati me përvojë aksidentesh automobilistike pa para, gjë që përgatit fushën e lojës. Ju mund të jeni i sigurt se siguruesi i një të pandehuri do të paguajë mjaftueshëm pará për një avokat që të përfaqësojë interesat e tyre.

Tarifat e avokatit janë vetëm një shpenzim. Një klient do të duhet gjithashtu të mbulojë kostot e caktuara të padisë për të mbuluar gjëra të tilla si tarifat e postës, reporterët e gjykatës dhe tarifat e dëshmitarëve të ekspertëve. Ju duhet të diskutoni se sa mund të arrijnë këto kosto dhe si do t’i paguani ato.

Të gjitha marrëveshjet e tarifave duhet të jenë me shkrim për të mbrojtur klientët dhe avokatin, kështu që nuk duhet të ketë surpriza se si faturoheni sipas rastit. Në firmën tonë, ne do të shqyrtojmë me kënaqësi marrëveshjen e tarifës me ju deri në detaje, nëse është e nevojshme, në mënyrë që të kuptoni se për cilat tarifa dhe kosto mund të jeni përgjegjës.

A mund të paraqes një padi?

Nëse nuk mund të pajtohemi me siguruesin dhe gjejmë një ofertë shpërblimi me të cilën jeni të kënaqur, avokatët tanë janë të përgatitur ta sjellin çështjen tuaj në gjyq.

A ishte neglizhenca ajo që e shkaktoi përplasjen time?

Ne presim që drejtuesit e tjerë të përdorin automjetet e tyre në mënyrë të sigurtë dhe të minimizojnë potencialin për aksidente sa më shumë që të jetë e mundur.

Në terma juridikë, ne e quajmë këtë pritje një “standart të arsyeshëm të kujdesit”. Nëse nuk mund të supozonim “në mënyrë të arsyeshme” se shoferët e tjerë do të ndiqnin “standardin e kujdesit”, shumica prej nesh nuk do të dilnin në rrugë fare.

Por siç e dimë të gjithë, shumë shoferë nuk i përmbushin “standardet”. Kur ata dështojnë të bëjnë më të mirën dhe njerëzit e tjerë lëndohen, ata kanë vepruar “nga pakujdesia” dhe duhet të mbahen përgjegjës përpara ligjit në një gjykatë.

3 arsyet për të ngritur një padi

Ky argument i neglizhencës është baza për shumicën e padive të aksidente automobilistike. Por nuk është e vetmja.

  1. Pakujdesia e shoferit

Vëmendja e shoferit është fajtor në rreth 41% të të gjitha aksidenteve me makinë. Në shumicën e automjeteve, shpërqendrimet janë të shumta, nga telefonat celularë dhe pajisjet GPS deri te thjesht ndryshimi i radios. Çuditërisht, shumë shoferë thjesht nuk shohin se ku po shkojnë kur është gjëja më e rëndësishme.

Më shumë se 30% e përplasjeve janë rezultat i “gabimeve në vendime”, kur drejtuesit e mjeteve nuk marrin parasysh kushtet e motit, ngasin shumë shpejt në një rrugë të vështirë ose përdorin manovra të paligjshme të drejtimit të automjetit. Dhe 3% e të gjithë shoferëve që shkaktojnë aksidente ishin në gjumë në timon gjatë një përplasjeje.

Të gjithë këta janë shembuj të neglizhencës së shoferit dhe arsye të forta për një padi për dëmtim personal.

  1. Automjete me defekt

Në shumë raste, prodhuesit e automjeteve dhe furnizuesit e pjesëve janë në fakt arsyeja e një aksidenti. Në fakt, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada vlerëson se pothuajse 45,000 aksidente shkaktohen nga mosfunksionimi i automjeteve çdo vit.

Gomat, rrotat dhe frenat dështojnë në një shkallë të habitshme gjatë funksionimit. Ndonjëherë këto probleme janë rezultat i pashmangshëm i konsumimit të përditshëm. Por më shpesh nga sa mund të prisni, këto përplasje janë rezultat i pajisjeve të dizajnuara ose të prodhuara me defekt.

Nëse një defekt automjeti ka kontribuar në aksidentin tuaj, ju mund të jeni në gjendje të mbani përgjegjës prodhuesin e tij në një padi për dëmtim personal.

  1. Projektimi i gabuar i rrugës

Në raste të rralla por shkatërruese, rrugët e projektuara keq kontribuojnë në një aksident automobilistik. Dukshmëri e ulët, barriera mesatare të pamjaftueshme – këta faktorë janë “të përfshirë” në përvojën e drejtimit.

Por ata nuk kanë nevojë të jenë, edhe nëse inxhinieria ose ndërtimi i pakujdesshëm luajti një rol në rrëzimin tuaj, ju mund të jeni në gjendje të ngrini një padi kundër qytetit ose shtetit të New York-ut.

Qeveria e qytetit të New York-ut është bërë gjithnjë e më e vetëdijshme për rolin që mund të luajë projektimi i rrugëve si në kontributin, ashtu edhe në parandalimin e aksidenteve. Programi i ri “Vision Zero” i kryebashkiakut de Blasio, i cili synonte të reduktonte të gjitha vdekjet e këmbësorëve brenda disa vitesh, ishte krijuar për t’i bërë rrugët e qytetit më “zemërbuta” për shoferët.

Në shembujt e mësipërm, ne vetëm kemi filluar të prekim shkaqet e shumta që mund të kontribuojnë në një aksident automobilistik. Për të mësuar më shumë rreth neglizhencës dhe se si mund të ketë shkaktuar përplasjen tuaj në trafik, klikoni këtu.

Sa vlen padia ime?

Mendoni se përplasja juaj u shkaktua nga neglizhenca e dikujt tjetër? Fatkeqësisht, asnjë avokat nuk mund të vlerësojë një çështje të mundshme përpara një hetimi të plotë.

Shuma e kompensimit për të cilën keni të drejtë do të ndryshojë në varësi të fakteve të aksidentit tuaj dhe, më e rëndësishmja, nga serjoziteti i lëndimeve tuaja. Për më shumë informacion mbi përkufizimin e shtetit të New York-ut çfarë ai quan “lëndim serioz”, klikoni këtu.

Llojet e dëmeve në një rast aksidenti automobilistik

Në fakt, ekzistojnë disa lloje dëmesh që mund të kërkoni nga pala neglizhente.

Më të zakonshmet janë dëmet “ekonomike” ose “kompensuese”, humbje thjesht financiare si shpenzimet e nevojshme mjekësore, pagat e humbura dhe humbja e potencialit të fitimit në të ardhmen.

Për shembull, nëse keni pësuar një dëmtim të tipit “dëmtim i zverkut”, me dhimbje të forta shpine dhe qafe, gjykata mund t’ju japë dëmshpërblim për të rimbursuar shpenzimet e çdo procedure, ilaçi dhe rehabilitimi në vazhdim.

Një tjetër klasë dëmesh, ato “joekonomike”, janë më të vështira për t’u llogaritur, por po aq të rëndësishme. Së bashku me faturat mjekësore të demonstrueshme, të qenit i lënduar rëndë vjen me një mori efektesh të tjera negative, jo më pak e rëndësishme nga të cilat është thjesht ndjenja e dhimbjes.

Vështirësia për të përjetuar dhimbje, së bashku me çdo shqetësim psikologjik që mund të përjetoni, në përgjithësi i referohen si “dhimbje dhe vuajtje”. Nëse avokati juaj mund të provojë në mënyrë efektive se ju vuani nga ankthi mendor ose fizik, gjykata mund t’ju japë dëmshpërblim.

Përsëri, ne nuk jemi në gjendje t’ju tregojmë se sa vlen padia juaj. Pra, avokatët tanë të lëndimeve personale kanë një histori të gjatë se si i përmbushin dhe i tejkalojnë ato që klienti pret nga cështja.

Ju mund të mësoni më shumë rreth historisë sonë të suksesit këtu.

Kontaktoni avokatët tanë të aksidenteve automobilistike në New York

Jeni plagosur në një aksident automobilistik në shtetin e New York-ut?

Kontaktoni tani avokatët me përvojë të lëndimeve personale në Lipsig, Shapey, Manus & Moverman, P.C.. Me burimet tona të gjera dhe mbi 100 vjet përvojë të kombinuar, çështja juaj do të jetë në duar të sigurta. Avokatët tanë janë agresivë, me përvojë dhe të ditur. Gjithë çka ju duhet të bëni është të na telefononi.

Dëshironi të mësoni më shumë rreth opsioneve tuaja ligjore? Ne ofrojmë një konsultë falas, pa detyrim monetar për të gjithë viktimat e lëndimeve. Thjesht telefononi 917-268-2985 ose plotësoni formularin tonë të kontaktit dhe filloni të shqyrtoni zgjedhjen më të mirë për të ardhmen tuaj me një avokat të kualifikuar të aksidenteve automobilistike.

Related Pages

CONTACT US TODAY

This field is for validation purposes and should be left unchanged.

FEATURED REVIEW
"This law firm has great lawyers!" I had an accident and they got me what I deserved for my injury. They treat you like you are part of their family. If anyone needs a lawyer I will recommend this firm."