En Español
Lipsig, Shapey, Manus & Moverman, P.C Logo
FREE CONSULTATION: 212-285-3300
OPEN PRACTICE AREAS

Avokatët e aksidenteve me shkallë të New York-ut

Përvojë në sigurimin e suksesshëm të vendimeve optimale për viktimat e aksidenteve me shkallë

Rënia nga shkallët është ndër aksidentet më të rrezikshme në vendin e punës – dhe ndër aksidentet më të rrezikshme në përgjithësi. Vetë puna e ndërtimit është një biznes i rrezikshëm, me përdorimin e makinerive të fuqishme dhe pajisjeve të rënda, duke shtuar se sasia e punës që kryhet në lartësi të larta ose në shkallë portative, mund të jetë edhe më e rrezikshme. Kur lëndoheni nga një rënie nga shkallët ose nga një lloj tjetër aksidenti në shkallë, lëndimet tuaja mund të jenë mjaft serioze, duke rezultuar në shërim që zgjat në kohë, kirurgji dhe rritje të faturave mjekësore për shërbimet e nevojshme. Avokatët tanë të shkëlqyer të NYC në Lipsig, Shapey, Manus & Moverman kanë një reputacion mbresëlënës duke ndihmuar viktimat si ju të rikuperohen plotësisht nga dëmet e tyre, duke përfshirë marrëvshjet midis dy palëve kur ka paqartësi apo konflikt dhe vendime gjykate multi milion dollarëshe.

Aksidentet e shkallëve

Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) i rendit aksidentet e shkallëve në 10 shkeljet më të shpeshta të standardeve të sigurisë. Sipas Lajmeve të Sigurisë & Higjienës Industriale (ISHN), siguria në shkallë nuk do të thotë vetëm të hedhësh sytë ku vë hapin, por shumë më shumë. Të gjitha ato që vijojnë më poshtë janë të vlefshme:

  • Zgjedhja e shkallës së duhur – duke përfshirë materialin, vlerësimin e peshës dhe gjatësinë – për punën të cilën bëhet fjalë
  • Inspektimi i çdo shkalle për dëmtime sa herë që ajo përdoret
  • Vendosja e shkallës në mënyrë të sigurtë dhe përdorimi i sigurt i saj sa herë që përdoret
  • Mundësia për trajnime sigurie për përdoruesit e këtyre shkallëve, duke përfshirë kë tu rripin e sigursë në bel (trupi juaj duhet mbajtur i përqendruar midis shinave anësore të shkallës)

Statistikat

Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) ndan një sërë statistikash aspak të bukura në lidhje me aksidentet në shkallë, duke përfshirë këtu:

  • Rëniet mbeten një nga shkaqet kryesore të lëndimeve fatale të paqëllimshme në Shtetet e Bashkuara.
  • Nga të gjitha këto rënie fatale, më shumë se 40 përqind e tyre përfshijnë një shkallë.
  • Midis punëtorëve në përgjithësi, rreth 20 përqind e të gjitha lëndimeve të lidhura me rënien nga një lartësi, përfshijnë një shkallë.
  • Në punëtorët e ndërtimit, më shumë se 80 përqind e të gjitha lëndimeve të lidhura me rënien që trajtohen në urgjencë përfshijnë një shkallë.

Shkallët janë të lidhura ngushtë me rëniet e rrezikshme nga një lartësi në punë. Më tej, punëdhënësi juaj ka për detyrë t’ju sigurijë që ju të mos lëndoheni në një nga këto aksidente të rënda në shkallë, pra të sigurojë ambjentin e punës.

Ligjet e punës në New York mbrojnë punëtorët

Ligjet e punës të shtetit të New York-ut janë krijuar për të mbrojtur punëtorët nga lëndimet në vendin e punës. Për më konkretisht:

  • Ligji i Punës Neni 200 – specifikon që pronarëve dhe nënshkruesve të kontratës u kërkohet të miratojnë masa që ofrojnë vende të sigurta pune dhe mbrojnë punonjësit
  • Ligji i Punës Neni 240 – ky njihet zakonisht si “ligji i skelës” dhe mbron të drejtat e punëtorëve nëse ata janë lënduar në një rënie e lartë ose nëse janë goditur nga një objekt që bie.
  • Ligji i Punës Neni 241– kërkon që, në vendin e punës, duhet të respektohen masat specifike të sigurisë dhe të sigurohen të gjitha pajisjet e sigurisë

Vendimet tona dhe zgjidhjet e mosmarrveshjeve për lëndimet që përfshijnë shkallë

Si një nga firmat më të vjetra dhe më të respektuara të dëmtimeve personale në qytetin e NYC, ne kemi një reputacion të mirëpërcaktuar për sigurimin e zgjidhjeven e mosmarrëvshjeve midis dy palëve kur ka paqartësi apo konflikt dhe vendimeve të rëndësishme për klientët tanë, duke përfshirë këtu:

  • 5 milionë dollarë për një punëtor ndërtimi i cili pësoi lëndime të rënda në thembrat dhe këmbët e poshtme kur shkalla e tij rrëshqiti gjatë ndërtimit dhe bëri që ai të rrëzohej 15 metra
  • 3 milionë dollarë (duke përfshirë shpenzime mjekësore, rroga duke qenë i papërfshirë në punë dhe dhimbje dhe vuajtje) për një klient që u plagos në një aksident me shkallë e cila ishte e pasigurt dhe rezultoi në lëndime të shumta në këmbë
  • 3 milionë dollarë për një klient i cili punon çati që thyen këmbën si pasojë e rrëzimit të shkallës

Firma jonë njihet gjerësisht për aftësitë e saj gjyqësore, përvojën me gjyqet dhe rezultatet e provuara në fund të cilat vijnë në formë të zgjidhjes së mosmarrëvshjes dhe vendimeve të gjyktës në shuma mjaft të konsiderueshme.

Na lejoni të mbrojmë të drejtat tuaja dhe të ndihmojmë në marrjen e kompensimit tuaj duke marrë atë çfarë ju takon

Nëse neglizhenca e dikujt tjetër sjell që ju të lëndoheni në një aksident me shkallë, avokatët e pamëshirshëm të aksidenteve me shkallë në Lipsig, Shapey, Manus & Moverman në New York City janë të përkushtuar të sjellin çështjen tuaj më të fortë në mbështetje të zgjidhjes më të favorshme të çështjes suaj. Ekipi ynë yjor ligjor do të mbrojë me zell kompensimin për të cilin ju keni të drejtë, ndaj ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni ose të na telefononi në 917-261-3064 për më shumë informacion.

Related Pages

CONTACT US TODAY

This field is for validation purposes and should be left unchanged.

FEATURED REVIEW
"This law firm has great lawyers!" I had an accident and they got me what I deserved for my injury. They treat you like you are part of their family. If anyone needs a lawyer I will recommend this firm."